Paralajmërohen protesta nëse vendi shkon drejt mbylljes totale

Paralajmërohen protesta nëse vendi shkon drejt mbylljes totale

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva ka paralajmëruar protesta në rast se merret ndonjë vendim për mbyllje totale.

“Ne mbyllje nuk lejojmë kurrsesi, hiq në asnjë formë. Nuk e parashohim absolut në asnjë formë . Nëse merret vendimi për mbyllje atëherë mund të reagojmë, mundet me pas edhe protesta, pra mundet me pas çdo formë të ndryshme të reagimeve”, ka deklaruar Sogojeva.

Sogojeva, duke folur për gjendjen me COVID-19 në Kosovë, ka thënë se nëse vazhdon situata e njëjtë me numër të lartë të të vdekurve dhe të të infektuarve, atëherë masat nuk guxohet të ndryshohen.

“Nëse vazhdon situata e njëjtë ne nuk guxojmë me i ndryshu masat, nuk guxojmë me i liru. Pra unë kisha thënë që me e rujt këtë masë, e mos me i dëmtu bizneset , duhet me pas parasysh edhe situatën e  bizneseve”, është shprehur ndër të tjera Sogojeva.

Qeveria e Kosovës më 18 gusht ka miratuar masat e reja kundër COVID-19.

Me masat e reja e të cilat kanë hyrë në fuqi nga 20 gushti, janë mbyllur klubet e natës e janë ndaluar, ahengjet familjare si dasma e fejesa.

Po ashtu është shkurtuar edhe orari i gastronomisë, ndërsa është ndaluar edhe hyrja në mjetet e transportit publik pa maskë.

Related Articles