KQZ: Periudha e konfirmimit dhe kundërshtimit të listës votuese zgjatë deri më 7 shtator

KQZ: Periudha e konfirmimit dhe kundërshtimit të listës votuese zgjatë deri më 7 shtator

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë periudhës 24 gusht deri më 7 shtator, ju mund të shikoni Listën e Votuesve e cila do të bëhet publike në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën tuaj.

Sigurohuni që emri juaj gjendet në Listën e Votuesve, verifikoni emrat e atyre që i njihni dhe sigurohuni se të gjithë janë përfshirë në Listën e Votuesve të komunës tuaj.

Për çfarëdo lëshimi apo parregullsie, duke përfshirë edhe emrat e personave që kanë ndërruar jetë e gjenden në Listën Votuese dhe me qëllim të përmirësimit të saj, gjatë kësaj periudhe, ju mund ta drejtoni ankesën pranë Gjykatës Themelore.

Related Articles