Nëntë persona kanë vdekur pas shpërthimeve në një depo armësh në jug të Kazakistanit derisa dyshohet edhe për katër të tjerë, tha ministria për emergjenca.
Deklarata e ministrisë tha se punonjësit e shërbimeve të urgjencës dhe personeli ushtarak ishin në mesin e viktimave dhe shtoi se katër persona ishin zhdukur.
Fshatrat aty pranë u evakuuan nga autoritetet, shërbimet e urgjencës ndihmuan të plagosurit dhe disa linja hekurudhore u mbyllën.