Transformohet grimeri Arbër Bytyqi, mahnit fansat me ndryshimin drastik në pamje

Transformohet grimeri Arbër Bytyqi, mahnit fansat me ndryshimin drastik në pamje

Grimeri i njohur nga Prizreni, Arbër Bytyqi, duket se ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Artisti, i cili tashmë numëron mijëra ndjekës vetëm në Instagram, ka prezantuar transformimin e bërë.

Siç shihet pas një periudhe me probleme me mbipeshën, ai i ka dhënë fund kilogramëve të tepërt.

https://www.instagram.com/p/CTIKDO_j_7y/?utm_source=ig_web_copy_link

Në bazë të njoftimeve të mëparshme, Arbëri i është nënshtruar regjimit ushqimor dhe trajtimeve të cilat i kanë dhënë një rezultat të mrekullueshëm.

Rënien drastike po ashtu e ka vënë në pah përmes një imazhi të fundit të ndarë me fansat në llogarinë e tij personale, Instagram.

Arber Bytyqi para transformimit (Foto: YouTube)

“Unë, vetja ime dhe unë. Kjo është gjithçka që kam në fund”, ka shkruar ai.

Bytyqi ndërkohë nuk ka zbuluar akoma se sa kilogramë ka humbur në të vërtetë, edhe pse vërehet dukshëm.

Related Articles