Një punëtor rrëzohet nga skelet dhe lëndon të dy këmbët, dërgohet në QKUK

Një punëtor rrëzohet nga skelet dhe lëndon të dy këmbët, dërgohet në QKUK

Një punëtor është rrëzuar nga skelet derisa ishte duke punuar dhe i ka lënduar të dyja këmbët.

Ai ka kërkuar ndihmë në Qendren Klinike dhe Universitare.

Si pasojë e rrëzimit të skeleve kanë rënë dhe dy punëtorë të tjerë por që nuk janë lënduar, njofton raporti 24 orësh i policisë.

ASGJËSIMI,DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE

” Rr. Lec Gradica, Prishtinë 28.08.2021-13:00. Nga Qendra Emergjente e QKUK-së është raportuar se një person i gjinisë mashkullore kishte kërkuar ndihmë pasi që ishte lënduar në të dy këmbët. Nga njësia policore është kontaktuar viktima dhe i njëjti ka deklaruar se deri sa kishte qenë duke punuar ishte rrëzuar nga skelet. Viktima ishte punëtor në një firmë ndërtimi dhe si pasojë e rrëzimit të skeleve ishin rrëzuar edh dy punëtorë të tjerë, por që nuk kishin pësuar lëndime. Në lidhje me rastin është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit pronari i firmës. Viktima ende gjendet në tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles