Cristiano Ronaldo është larguar nga Juve dhe ka vendosur të kthehet te Manchester United. Portugezi u largua nga “Djajtë e Kuq” në vitin 2009, pas gjashtë sezoneve dhe 118 golave në 292 ndeshje.
Në fakt, për kthimin e portugezit në “Old Trafford” kishte nga ata që tashmë dinin gjithçka. Njëri prej tyre është Patrice Evra, ish-partneri i CR7 te Mançester United.
Ish-lojtari i Juventusit, në fakt postoi në Twitter një fotografi të bisedës private me ylli luzitan, në të cilën Ronaldo shkruan: “Unë do të luaj sërish për klubin tonë”.
Dhe francezi vijon me sqarimet e rastit të këtij publikimi “sekret”:
“Njerëzit ndonjëherë duhet të qetësohen. Thonë se po kthehen në shtëpi. Relaksohuni miq, tani mund ta publikoj. Transferimi më i madh në historinë e futbollit”.
Ky është komenti i Evra, i shpërndarë në rrjetet sociale me foton e mesazheve të këmbyera
me Ronaldon.