Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast keqtrajtimi të fëmijës që ka ndodhur në Drenas.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare e kishte keqtrajtuar djalin e tyre (i mitur).
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa viktima nga QPS-ja është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.