Pas rritjes drastike të numrit me raste pozitive në Kosovë, qeveria ka miratuar masa të reja të cilat kanë hyrë në fuqi që nga kjo e hënë.
Pas hyrjes në huqi të masave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë, Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar rregulla të reja për t’u futur në të gjitha xhamitë e Kosovës.
Në rregulloret e publikuara, parashihet kujdes i madh për të gjithë besimtarët që duan të kryejnë rite fetare, si mbajtja e distancës, bartja e maskës, pastrimi dhe dezinfektimi i duarve para dhe pas hyrjes në xhami.
Ndërkohë, pezullohen të gjitha aktivitetet e tjera si tubimet e të gjitha llojeve të veprimtarisë në xhami, mbajtja e të gjitha mësimeve të besimit dhe ligjëratave të xhumasë, gjithashtu pezullohen të gjtiha të pamet dhe pritjet për ngushëllime në rastet e vdekjes, në odat për të pame apo objektet tjera përcjellëse në kuadër të xhamisë, ndërsa në komunat ku ka vetëm një xhami në qytet, si dhe në ato komuna ku numri i pjesmarrësve në xhami është i madh, xhumaja do të falet dy ose tre herë në kohë të ndryshme.
Masat nga Bashkësia Islame e Kosovës, do të jenë deri më 13 shtator, datë ku qeveria ka paraparë të jenë masat në fuqi.