Adli do të nënshkruajë me Milanin, por do të qëndrojë i huazuar te Bordeaux

Adli do të nënshkruajë me Milanin, por do të qëndrojë i huazuar te Bordeaux

Media të ndryshe në Itali njoftojnë se Yacine Adli është pranë zyrtarizimit te Milani, mirëpo do të mbetet i huazuar te Bordeaux për një sezon.

Sky Sport Italia dhe Calciomercato.com bëjnë të ditur se Rossonerët kanë arritur marrëveshje për kontratë afatgjate me 21-vjeçarin.

Ndërkaq, Gianluca Di Marzio raporton se Adli do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në Milano dhe pastaj do të kthehet te klubi aktual deri në fund të sezonit 2021/2022.

Milani do të paguajë tetë milionë euro plus dy milionë euro të tjera në formë shtesash për mesfushorin.

Në anën tjetër, kuqezinjtë vazhdojnë të jenë në kërkim të një mesfushori ofensiv për ta zëvendësuar Hakan Calhanoglun dhe tashmë kanë shënjestruar disa futbollistë.

Related Articles