Aktualisht, Kosova është duke u përballur me valën më të keqe të pandemisë që nga fillimi i saj. Kur vendi është duke u përballur me këtë, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë në pushim vjetorë dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë thirrje që deputetët të kthehen në vendet e tyre të punës.
Kurse në një intervistë përmes telefonit në “Info Magazaine” në Klan Kosova, deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se të gjithë deputetët mund të dalin në punë më herët, përcjellë Gazeta Enigma.
“Kuvendi në fakt është në pushim mes dy sesioneve pranverorë dhe vjeshtorë, por megjithatë në situatën e krijuar me pandeminë ku kemi shumë viktima si asnjëherë më parë, unë mendojë që secili deputet është në gjendje t’i lë pushimet dhe t’i kthehet punës në kuvend”.
Deputetja e cila në të njëjtën kohë është profesioniste shëndetësore, shtoi faktin që ajo është pjesë e një numër të madh të deputetëve të cilët janë profesionistëve në këtë fushë.
“Ekziston në kuadër të parlamentit ekziston komisioni për shëndetësisë. Një numër i madh i deputetëve janë profesionist shëndetësore, një prej tyre jam edhe unë dhe jemi në gjendje të kthehemi dhe sa të kem mundësi të ndihmojmë për ta lehtësuar këtë situatë që ndodhemi tani” ka thënë ajo.