Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ka bërë të ditur se të martën e ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID.
Ajo publikoi në InstaStory një video-selfie të shkurtër nga qendra e vaksinimit, ku shkruante: “Gati për të marrë dozën e parë të vaksinës”.
Tutje, këngëtarja në një imazh tjetër të ndarë me fansat e saj u shpreh se i ka shumë “frikë” gjilpërat, por që i rezistoi asaj të vaksinës kundër coronavirusit.
Në mbishkrimin e fotografisë, Koçi iu bëri thirrje të gjithë ndjekësve të saj që të mos e neglizhojnë procesin e vaksinimit, ndërsa tha se lloji i vaksinës të cilën ajo e mori ishte vaksina gjermano/amerikane Pfizer.