Ish futbollisti i Liverpool dhe kombëtares angleze, ka komentuar kalimin e Ronaldos te ish skuadra e tij, Manchester United.
Gerard vlerësoi se Ronaldo nuk do të jetë ai i dikurshmi, bazuar në moshën që ka arritur dhe performancat e fundit, duke potencuar njëherit faktin se nuk do të ketë ndikim të madh në Ligën Premiere, siç kishte në të kaluarën kur ishte rreth të 20-ve, më shumë se 10 vite më parë, shkruan Gazeta Enigma.
Tërë këtë publicitet që i është bërë kalimit të Ronaldos te United, përfshirë edhe periudhën kur pothuajse kishte arritur marrëveshje me rivalin lokal, Manchester City, Gerard e sheh si tentativë të portugezit për të përfituar vëmendjen e futbolldashësve dhe mbarë opinionit publik, pas publicitetit paraprak që kishte shkaktuar kalimi i Lionel Mesi te PSG.
Postimi i Stiven Gerard:
“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo nuk do të ketë të njëjtin ndikim në Premier League si në të kaluarën. Unë mendoj se ai donte të largohej nga Juventusi për t’i kthyer titujt e mediave tek ai. Kjo sepse të gjithë sytë ishin nga Messi që nga dita kur ai fitoi Kupën e Amerikës dhe u transferua në Paris Saint-Germain, është vetëm një strategji marketingu nga ai dhe agjenti i tij, sepse ata e dinë që sapo ai të jetë jashtë vëmendjes, kjo do të ndikojë gjithashtu në shanset e tij për Topin e Artë, për të cilin unë mendoj se ai ende nuk ka një shans për ta fituar këtë vit”.