Një sulm në një dyqan të Zelandës së Re të premten është cilësuar nga kryeministrja e këtij shteti si sulm terrorist nga një ekstremist i dhunshëm, i cili e ndjek ideologjinë e ISIS-it.
Një burrë u qëllua për vdekje nga policia, pasi hyri në një dyqan në pjesën perëndimore të Auckland-it, tha Kryeministrja Jacinda Ardern.
Terroristi i dyshuar është shtetas i Sri-Lankës që kishte ardhur në Zelandën e Re në vitin 2011 dhe ishte bërë person me interes për sigurinë kombëtare nga viti 2016, duke nën kuptuar se ka qenë i vëzhguar nga autoritetet.
“Ajo që ndodhui sot ishte e neveritshme. Ishte urrejtje, ishte gabim, u krye nga një individ, jo nga një besim, jo një kulturë, jo një kombësi, por një person që u kaplua nga ideologjia që nuk përkrahet këtu nga askush dhe nga asnjë komunitet”, tha Ardern.
Ky është sulmi i dytë terrorist në Zelandën e Re në historinë e re të saj. Më 15 mars 2019, një terrorist i supremacisë së bardhë vrau 51 besimtarë në një xhami në Christchurch.