Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH.
Në njoftim thuhet se i njëjti është pranuar në paraburgim IPFK më 03.09.2021 dhe akuzohet për veprën penale lëndim i lehtë trupor.
“Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.