Ekspertët konsiderojnë që nga java e 14-të e shtatzënisë, bebja fillon të zhvillojë shqisën e shijes.
Është shumë interesant fakti që kanë konstatuar që fetusi pikërisht më së shumti i do shijet e ëmbla!
Në shtatzëni shpesh shfaqet dëshira e madhe e caktuar për ushqim. Materiet ushqyese të cilat nëna i konsumon, nëpërmjet lëngut amniotik, arrijnë deri te fetusi, transmeton Gazeta Enigma.
Një hulumtim ka treguar që, nëse nëna gjatë shtatzënisë ha mjaft karota, bebja do t’i dojë më shumë sesa fëmijët e nënave të cilat i kanë shmangur karotat.
Shkencëtarët thonë që do të duhej që në shtatzëni të hani çokollatë. Disa kube çokollatë në ditë i kontribuojnë shëndetit të enëve të gjakut të bebes, ka vërtetuar hulumtimi i ri.
Çokollata gjithashtu mund të zvogëlojë rrezikun e preeklampsisë, një gjendje shumë e rrezikshme që çon në presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë.
Sidoqoftë, mos e teproni dhe zgjidhni disa versione më të shëndetshme të çokollatës. Gjithashtu, duhet të shmangni çokollatat me lajthi, duke konsumuar më shumë çokollatë të zezë, madje më mirë do të ishte nëse çokollata është me kakao.
Kjo e fundit është më e përshtatshme se qumështi dhe çokollata e bardhë, sepse ka një sasi më të ulët të sheqerit. Për më tepër kanë një fuqi të fortë antioksiduese dhe anti-inflamatore.