Të ushqyerit siq duhet për një jetë më të shëndetshme dhe më të mirë

Të ushqyerit siq duhet për një jetë më të shëndetshme dhe më të mirë

Se shëndeti ynë varet nga mënyra e të ushqyerit, të gjithë e dimë.

Por a po ushqehmi shëndetshëm ne?!

Në lidhje me këtë temë, Gazeta “Enigma”, ka zhvilluar një intervistë me nutricisten, Ajshe Ibrahimi, e cila ka thënë se gjithëçka që ne duhet të dim rreth ushqimit të shëndetshëm është të ushqehemi mirë dhe me kohë.

Gazeta Enigma: Cila është mënyra më e mirë për tu ushqyer shëndetshëm?

Ibrahimi: Zgjedhjet e ushqimit te shendetshem ne menyne tuaj është mënyra më e mirë e të ushqyerit. Ngrënia e ushqimit bio në vend të ushqimit të përpunuar ka një ndikim të madh në organizimin tonë. Gjithashtu, duhet ushqyer me rregull dhe nuk duhet anashkaluar vaktet. Shmangia e vakteve përbën një çështje serioze në aspektin e ushqyerjes, e cila gradualisht mund të degradojë në çrregullime shëndetësore si dhe të përfundojë në ndonjë sëmundje. 

Gazeta Enigma: Si ndikon kequshqyerja në organizimin tonë?

Ibrahimi: Duke bërë zgjedhje të shëndetshme dhe të drejtë të ushqimit, ju mund të ndihmoni organizmin tuaj të mbrohet nga shumë probleme shëndetësore.  Kequshqyerja është bërë sot shkaktari kryesor i sëmundjeve të ndryshme si dhe vdekjeve të parakohshme, gjithandej. Kequshqyerja vret mijëra njerëz në botë, çdo ditë. Nga ky rrezik kërcënohen të gjithë ata që nuk dinë si të ushqehen, përfshirë edhe neve. Ata që nuk dinë të ushqehen, nuk mund të bëjnë jetë të shëndetshme.

Gazeta Enigma: Sa ka ndikim ushqimi në sëmundjet që mund te shfaqen tek njerëzit?

Ibrahimi: · Të kesh zakone ushqyese cilësore mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të caktuara që mund të ndikojnë rëndë në shëndetin tënd. Disa nga sëmundjet me te shpeshta janë hipertensioni, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Zgjedhjet e ushqimit te shendetshem ne menyne tuaj nuk ndikojnë vetëm në një pjesë të trupit tuaj – si stomaku juaj, por keto zgjedhje duhet te mirren ne konsiderat edhe per zemrën, trurin dhe lëkurën tuaj.

Gazeta Enigma: Çfarë është ushqimi i mirë?

Ibrahimi: Ushqimi i mirë do të thotë kur trupi juaj merr të gjitha lëndët ushqyese, vitaminat dhe mineralet që i duhen për të punuar sa më mirë.

Planifikoni vaktet dhe ushqimet tuaja për të përfshirë ushqime të pasura me lëndë ushqyese, të cilat gjithashtu përmbajnë pak kalori.

*Hani shumë fruta për të përfituar nga fibrat natyrale që përmbajnë ato. Hani si fruta të plota dhe jo si lëngje.

*Hani çdo ditë një larmi llojesh dhe ngjyrash të perimeve.

*Hani shumë drithëra të plota, meqë të gjitha llojet e drithërave të plota janë të pasura me vitamina dhe minerale të rëndësishëm për shëndetin tone.

*Zgjidhni qumësht pa yndyrë, për të marrë kalcium dhe vitaminë D që janë të nevojshëm për shëndetin e kockave tuaja.

*Zgjidhni mish pa dhjam, konsumoni mishin e peshkut dhe shpendëve te cilat kanë më pak yndyrë dhe më pak kalori, por janë burime të mira të proteinave.

Gazeta Enigma: Gjatë ditëve me temperatura të larta, cilat ushqimet duhet te konsumohen?

Ibrahimi: Uji është burimi kryesor për të qëndruar të hidratuar dhe të shëndetshëm në temperaturat e larta. Rreth 20% e lëngjeve vjen nga ushqimet që hamë. Por, jo të gjitha ushqimet kontribuojnë në hidratim. Disa nga ushqimet që konsumojmë gjatë ditës përmbajnë më shumë proteina, fibra dhe kripë, të cilat mund të shterojnë rezervat tuaja të lëngjeve.

Ushqimet të cilat mund të jenë një shtesë e shkëlqyer për dietën tuaj verore janë: shalqini, pjepri, luleshtrydhet, mango, ananasi, grejfruti, kivi, pjeshket, mollat, tranguj, karrota, brokoli, spinaqi, kërpudhat dhe specat.

Gazeta Enigma: Si ndikon në shëndetin tonë, shmangja e vaktetve?

Ibrahimi: Shmangia e vakteve është e dëmshme për shëndetin, sepse gradualisht mund të degradojë në çrregullime shëndetësore si dhe të përfundojë në ndonjë sëmundje.

Duhet ushqyer me rregull dhe nuk duhet anashkaluar vaktet. Shmangia e vakteve përbën një çështje serioze në aspektin e ushqyerjes, e cila gradualisht mund të degradojë në çrregullime shëndetësore si dhe të përfundojë në ndonjë sëmundje. Anashkalimi i shpeshtë i vakteve ka ndikim të fortë dhe plot dëme në shëndetin tonë. Ata që u shmangen vakteve, përballen me rritje të nivelit të glukozës dhe një përgjigje të vonë të insulinës, që me kalimin e kohës mund të shkaktojë diabet.

Gazeta Enigma: Cilat janë përfitimet e organizimit dhe trupit tonë nga ushqyerja e mirë?

Ibrahimi: Ushqimi i mirë mund t’ju sjellë dobi te shumfishta.

· Rrit nivelet e energjisë

Ne shumicen e rasteve ngrënia ndonjëherë e ushqimeve te perpunuara ju rezervon nje rritje të papritur energjie,por per nje kohe shume te shkurter ju perseri ndjehemi plotësisht te rraskapitur.

Kështu reagon trupi juaj kur thith një sasi të bollshme sheqeri të rafinuar. Duke shmangur ushqime të tilla të pashëndetshme dhe duke furnizuar trupin tuaj me mundësi ushqyese, do të jeni në gjendje të rrisni nivelin e energjisë, jo vetëm për një orë apo më shumë – por gjate gjithe dites. Ju do të jeni në gjendje të përqendroheni në atë që po ndodh përreth jush sesa në atë se sa të lodhur ndiheni. Shembulli me i mire eshte qe ne vend te ëmbëlsires me sheqer te rafinuar te konsumoni një frut sezonal që përmban sheqerna natyralë!

· Permirson shendetin e lekures suaj

Ushqimi i mirë nuk ndikon vetëm në peshën ose energjinë tuaj. Mund të luajë gjithashtu një rol në shëndetin e lëkurës tuaj. Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, ushqimet që përmbajnë vitamina C dhe E, likopen dhe antioksidantë të tjerë, si dhe vaj ulliri, mund të ndihmojnë për të mbrojtur lëkurën tuaj nga dëmtimi i diellit.

· Forcon sistemin imunitar

Kur praktikoni ushqim të mirë, apo konsumoni ushqime natyrore dhe të shëndetshme që mund të ndihmojnë trupin tuaj. Kjo përfshin përmirësimin e sistemit tuaj imunitar. Sipas një studimi të vitit 2011 të paraqitur në Workshopin e 5-të Ndërkombëtar të Imunitetit të Ushqimit në Puerto Vallarta, Meksikë, studiuesit treguan se si mbipesha mund të dobësojë sistemin imunitar, duke rritur kështu shanset për t’u sëmurë nga infeksionet.

Gazeta Enigma: Cila është mënyra më e mirë e të ushqyerit për një gjumë të rehatshëm gjatë natës?

Ibrahimi: Duke përcjellë një dietë të shëndetshme, ajo mund t’ju ndihmojë që të keni një gjumë të rehatshem natën, të përmirësoni cilësinë dhe gjatësinë e gjumit dhe anasjelltas, gjumi i një cilësie të lartë mund t`ju ndihmojë të hani më mirë.

Hulumtimet tregojnë se kur keni mungesë të gjumit, ka më shumë të ngjarë që të keni konsumuar ushqime të larta në kalori, yndyrë dhe sheqer.

Këtu janë disa nga ushqyesit më të rëndësishëm për një gjumë të mirë:

Seleniumi

Burime të shkëlqyera me selen : janë arrat e Brazilit, farat e lulediellit, mish viçi, frutat e detit, mishi I pules dhe kërpudhat .

Vitamina C

Burime të shkëlqyera të vitaminës C janë: frutat e malit, qershi ,portokall,mandarina,limoni si dhe më shumë ushqime të përditshme si speca , perime me gjethe jeshile, kivi, luleshtrydhe, agrumet dhe papaja.

Kaliumi

Zarzavatet pa gjethe, patatet, brokoli, kërpudha dhe avokadot janë burime të shkëlqyera të kaliumit.

Kalciumi

Burime të shkëlqyera të kalciumit janë : kale, zarzavate , sardele, salmon ,frutat e detit dhe farat e susamit, djathi, qumështi dhe kosi, brokoli.

Vitamina D

Burimet ushqimore të vitaminës D, të tilla si peshq deti, salmon, ton, skumbri, kërpudha shiitake dhe fruta deti, por mënyra optimale për të ngritur nivelet e vitaminës D tuaj, siç tregon studimi, është përmes ekspozimit ndaj dritës së diellit natyror .

Omega-3

Disa burime ushqimore të omega-3 janë farat chia, farat e kungullit, farat e kërpit, arrat, halibut, salmon dhe farat e lirit.

Melatonin

Disa nga ushqimet për të cilat natyrisht rrit nivelin e melatoninës së trupit tuaj janë dhe ananasi , banane dhe portokall.

Vitamina B6

Disa nga burimet më të mira të vitaminës B6 janë: bananet, jogurti , djathë, gjalpë kikiriku, bajame, avokado, peshk, domate, spinaq, patate të ëmbla, frutat e detit dhe vezët.

Ibrahimi ka shtuar se , ka shumë ushqime dhe lëndë ushqyese të tjera që janë të rëndësishme për shëndetin e njeriut.

“Gjëja e shkëlqyeshme për të ngrënë ushqime të drejta është që ju do të merrni një mori të ushqyesve të tjerë të kombinuara së bashku me ato që u cekën më lart – të gjitha në një formë të shijshme, të freskëta dhe bio”, ka përfunduar ajo. /Gazeta Enigma/

Related Articles