Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar të dielën duke u shprehur i shqetësuar me situatën kaotike në Malin e Zi, me rastin e shugurimit të kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, që kulmoi me protesta të përshkallëzuara në rrugë, raporton Gazeta “Enigma”.
Kreu i PDK-së përmes një reagimi në Twitter u ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Serbisë për ta respektuar sovranitetin e fqinjve të saj në Ballkan.
“Jam thellësisht i shqetësuar për zhvillimet e fundit në Malin e Zi. Kjo është një ‘déjà vu’ e viteve ’90 kur Serbia e instrumentalizoi fenë për ta nxitur destabilizimin dhe konfliktin. U bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare që t’i bëjnë presion Serbisë që ta respektojë sovranitetin e Malit të Zi dhe të të gjitha vendeve fqinje”, ka shkrurar Krasniqi.
Deeply worried about the recent developments in #Montenegro. This is a déjà vu of the nineties when #Serbia instrumentalised religion to fuel destabilization and conflict. I call on the int. com. to pressure ???????? into respecting the sovereignity of ???????? & all neighbouring countries.— Memli Krasniqi (@MemliKrasniqi) September 5, 2021
Mitropoliti Joanikije u shugurua sot në mëngjes në kryeqytetin historik fetar të Malit të Zi, pavarësisht kundërshtimit nga mijëra protestues që i mbajtën rrugët e bllokuara për në Cetinje për dy ditë rresht.
Mitropoliti Joanikije dhe Patriarku serb, Porfirije arritën në Cetinje me helikopter dhe të shoqëruar nga një njësi speciale e policisë, ndërsa forcat e policisë thyen barrikadat dhe protesta u përshkallëzua në zemër të kryeqytetit malazez dhe në rrugë.
Ceremonia u parapri nga incidentet në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, shtatë policë u plagosën dhe dhjetëra protestues kërkuan ndihmë mjekësore. Gjithashtu, 14 persona u arrestuan, në mesin e të ciëve edhe këshilltari i sigurisë i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq, Veselin Veljoviq.