Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, po zhvillon një konferencë në Prishtinë, por e njëjta fillimisht u ndërpre nga aktivistët e PSD-së.
Pas ndërprerjes së konferencës, Trendafilova mori fjalën dhe tha për aktivistin e PSD-së: “Ky djaloshi është i mirëpritur të kthehet dhe të bëjë pyetje, unë me shumë kënaqësi do t’i përgjigjesha”.
Tutje ajo tha se do të flasë rreth themelimit të Gjykatës Speciale dhe më pas gazetarët do të kenë mundësi t’i bëjne pyetje.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë themeluar pas pretendimeve në rritje se kanë ndodhur krime serioze në kontest të konflikteve nga vitet 1998-2000 dhe se ato nuk ishin hetuar dhe kryesit e tyre nuk ishin ndjekur penalisht, përkundër shumë gjykimeve që kishin ndodhur në gjykatën ndërkombëtare të Hagës”, u shpreh ajo ndër të tjera.