Elseid Hysaj bëri një ndeshje mjaft të mirë me shiritin e kapitenit në krah, teksa shënoi edhe emrin në listën e golashënuesve ndaj San Marinos dhe në intervistën për SuperSport u shfaq mjaft i kënaqur për golin dhe fitoren
Sa i kënaqur jeni që skuadra ia doli të fitojë dhe për më tepër me goleadë?
E rëndësishme ishte të fitonim meqë bëmë shumë golat ishte mjaft mirë do të na karikojë për ndeshjen e radhës.
Sot duhet të jeni dyfish i gëzuar, pasi shënuat emrin në listën e golashënuesve?
Siç kam thënë gjithmonë është kënaqësi dhe ëndërr kur shënon gol me Kombëtaren. Është kënaqësi dhe shpresoj të vazhdoj kështu.
Si ndiheni pasi latë fushën i dëmtuar?
Asgjë e rëndë, asnjë goditje. Shpresoj të jem gati për të dielën në ndeshjen e Lazios.
Kur do të shohim një gol deciziv me Kombëtaren?
Shpresoj që të vijnë, por goli është gol dhe është kënaqësi si në 5-0 si në 4-0. Normalisht është mirë kur shënon gola vendimtarë, por kur të vijnë.