Një grua lindi në një aeroplan me ndihmën e një studenteje të mjekësisë që ndodhej në bord.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kultumah Mohammed, 27, ishte në një fluturim nga N’Djamena, në Kanada, për në Kajro, në Egjipt, kur e kuptoi “se foshnja e saj po vinte”.
Kështu, aeroplani i Egypt Air u përpoq të bënte një ulje emergjente në Aswan, rreth 500 milje në jug të Kajros, por djali i vogël lindi para se aeroplani të ulej, ndërsa ai ishte ende duke fluturuar mbi Sudan.
Për fat të mirë, studentja e mjekësisë Laila Mohamed Abou Bakr ishte gjithashtu në aeroplan dhe ajo ndihmoi në lindjen e të porsalindurit me ndihmën e shoqëruesve të fluturimit.
Kur ata arritën përfundimisht në Aswan, mamaja e re dhe fëmija i saj u dërguan në spital ku mjekët thanë se ai ishte në një gjendje të shëndetshme.
Linja ajrore tha: ‘Të gjitha procedurat për sigurinë e pasagjerit u ndoqën dhe u trajtuan shpejt, pasi shoqëruesit e fluturimit bashkëpunuan me një studente të mjekësisë për të ndihmuar pasagjerin në lindjen në mes të fluturimit’.
Abdel Rahman i vogël nuk është foshnja e parë që ka lindur në aeroplan.
Shtatorin e kaluar Hiyam Nasr Naji Daaban lindi gjithashtu në një fluturim të Egypt Air nga Kajro në Londër.
Me atë rast, një mjek ishte në bord për të siguruar që lindja të ishte e sigurt ndërsa foshnjës i janë ofruar fluturime falas nga linja ajrore.