Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe konfirmoi se nuk do të japë dorëheqje derisa të mbarojë hetimi për zjarrin në spitalin e Tetovës, ndonëse gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij.
Kjo është konferenca e tij e parë për media pas tragjedisë në spitalin COVID në Tetovë ku mbetën të vdekur 14 persona, sipas shifrave zyrtare.