Kërkohet pezullimi i vaksinës Johnson & Johnson pas rasteve me mpiksje gjaku

Kërkohet pezullimi i vaksinës Johnson & Johnson pas rasteve me mpiksje gjaku

Gjatë një takimi urgjent mes rregullatorëve federalë me rregullatorët e vaksinave, vendosën ndalimin e administrimit të vaksinës Johnson & Johnson (J&J) në SHBA. Kjo ka ardhur pasi raportet e mpiksjeve të gjakut u shfaqën në gjashtë gra.

Deri tani më shumë se 6.8 milione doza janë administruar në të gjithë vendin.

Shqetësimet janë njësoj si ato të agjencive të barnave në Evropë dhe Australi lidhur me vaksinën AstraZeneca.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thanë në një deklaratë të përbashkët që “njerëzit që kanë marrë vaksinën J&J dhe kanë dhimbje të forta koke, dhimbje barku, dhimbje në këmbë ose gulçim, brenda tre javësh pas vaksinimit, duhet të kontaktojnë mjekun e tyre”.

Vaksina e Johnson & Johnson është gjithashtu nën vëzhgim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila po heton katër raste të mpiksjes.

Shkëputja në administrimin e vaksinës Johnson & Johnson është e sigurt se do të japë një goditje për fushatën amerikane të imunizimit.

Ndryshe nga vaksinat e zhvilluara nga Pfizer dhe Moderna, vaksina e Johnson & Johnson kërkon vetëm një dozë për të provokuar imunitetin dhe mund të ruhej në një frigorifer të zakonshëm.

Vaksina e Pfizer dhe Moderna kërkojnë ruajtje në temperatura shumë të ulëta dhe regjiment me dy doza.

Agjencitë shëndetësore thanë se shqetësimi për mpiksjen e gjakut është “jashtëzakonisht i rrallë”. Kjo gjë e rrallë mund të jetë në të vërtetë pjesë e shqetësimit, pasi mund ta bëjë më të vështirë edhe trajtimin transmeton Albanianpost.

Related Articles