Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku qëndroi sot në Istog, ku bashkë me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Ilir Feratin, takuan strukturat e Degës si dhe kandidatët për Asamble.
“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka njërin nga bastionet e saj më të forta Istogun. I tillë do të mbetet edhe pas 17 tetorit me Ilir Feratin – kryetar. Iliri është njeriu i duhur sepse është lindur e rritur në Istog dhe i njeh më së miri nevojat e banorëve të kësaj komune” tha kryetari Abdixhiku, duke shtuar se është i lumtur që kandidati për kryetar ka përzgjedhur një listë kualitative prej profesionistësh për Asamblenë e Istogut.
Abdixhiku e Ferati pas takimeve me strukturat bënë një shëtitje në qytetin e Istogut dhe vizituan disa biznese lokale.
Vizita e Abdixhikut në Istog vjen një ditë pasi kryetari i LDK-së vizitoi Mitrovicën, ku bashkë me kandidatin Armend Agolli, takoi strukturat e Degës atje. Javëve të fundit, Abdixhiku ka zhvilluar një sërë vizitash në qytete të ndryshme të Kosovës në mbështetje të kandidatëve për kryetarë komunash.
Në sondazhet e fundit del se Lidhja Demokratike e Kosovës do të rifitojë pushtetin në komunat ku tashmë udhëheqë si dhe pritet që të dalë e para edhe në disa komuna të tjera.