Shpend Ahmeti ironizon me partitë për fushatën elektorale

Shpend Ahmeti ironizon me partitë për fushatën elektorale

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me partitë politike dhe premtimet e tyre për shkurtim të fushatës elektorale e respektimin e masave të pandemisë.

I pari i Prishtinës ka publikuar një postim në Facebook, përmes së cilit lë të kuptohet se partitë politike nuk do t’i respektojnë zotimet për të mos mbajtur tubime dhe për të mos thyer rregullat e pandemisë

““S’kena me majt asnjë tubim”, “S’kena me thy asnjë rregull”. Partitë”, ka shkruar Ahmeti në postimin ku ka bashkëngjitur një imazh të një njeriu me gishtat e kryqëzuar.

Ndryshe, partitë politike në takimin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë deklaruar se janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale dhe pro shkurtimit të fushatës elektorale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Related Articles