Sot ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qani Kadiri në moshën 58 vjeçare.
I ndjeri ka ligjëruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës.
“Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi”, thuhet në njoftimin e UP-së.