Gazeta britanike, “The Sun”, ka shkruar një artikull për vendet më të lira për pushime në Evropë, ku Tirana renditet e para në listë.
“Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, kryesoi listën e qyteteve më të lira këtë vit, ku mesatarja e pushimit të fundjavës kushton vetëm një të tretën e pushimit në qytetet me çmimet më të larta, si Reykjavik në Islandë dhe Oslo në Norvegji”.
“Në Tiranë, akomodimi i dy netëve në një hotel, një vakt në mbrëmje me verë dhe ndonjë gjë interesante, ndër artikujt dhe aktivitetet e tjera tipike të pushimeve të qytetit, do të kthejë një udhëtar mesatar vetëm 155 euro”.
“Dhe nëse doni të shkoni, tani është koha për të rezervuar”, shkruan The Sun, transmeton Gazeta “Enigma”.
“I njëjti vakt me tre pjata këtu kushton mesatarisht 45 euro, që është dukshëm më pak se Stokholmi, ku do të shpenzonit 161 euro”.
Katowice në Poloninë jugore dhe kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius, u renditën si të dytët dhe të tretët më të përballueshëm.
I vetmi qytet i Evropës Perëndimore që arriti në dhjetëshen e parë këtë vit ishte kryeqyteti i Portugalisë, Lisbona, me një rënie prej 7.9 përqind të çmimeve, duke e shtyrë atë nga vendi i dhjetë vitin e kaluar në të katërtin.
Vende të tjera të lira përfshijnë Rigën në Letoni, Varshavë dhe Krakov në Poloni, Zagreb në Kroaci, Budapest në Hungari dhe Bratislavë në Sllovaki.
Të gjitha këto kushtojnë nën 263 euro për një udhëtim dy netësh.