Futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin arab të futbollit. 29-vjeçari aktivizohet te skuadra e Al Ahli që drejtohet nga Besnik Hasi.
Alioski u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, në përballjen ndaj Al-Fateh, që përfundoi me rezultatin 1-1.
Goli i shqiptarët që luan për Maqedonia e Veriut, entuziazmoi edhe komentatorin arab, i cili shpërthue në momentin kur 29-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë.
Ky ishte goli i dytë me fanellën e Al Ahli për Alioskin. Një fakt interesant që vlen të përmendet është se skuadra e Besnik Hasit, i ka barazuar të 5-ta sfidat e zhvilluara deri tani në kampionat, teksa nuk e ka provuar ende shijen e fitores, as të humbjes.