Gjatë pesë ditëve të ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Sipas Institutit Hidrometeotologjik të Kosovës, të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.
Sipas njoftimit dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike.
“Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në fund të njoftimit.