Të hënën në mëngjes, një person hyri në kampusin e universitetit dhe ekzekutoi me automatik 8 persona, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 me orën lokale të së hënës në kampusin e universitetit Perm, qytet në Rusi.
Sipas Komisionit Hetimor Rus, personi i armatosur ishte student në universitet. Sipas Independent, thuhet se autori është 18-vjeçari, Timur Bekmansurov.
Mësohet se 18-vjeçari, Timur Bekmansurov ka lënë një shënim para sulmit.
“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave, përfitimi i këtij është zbatimi i tyre me një plan të detajuar të territorit të universitetit”, mësohet se ka qenë shënimi i autorit të dyshuar të sulmit.
“E urrej veten dhe dua të lëndoj këdo që më pengon. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Ju nuk do të shpëtoheni nga ndalimi i armëve, do të vriteni nga makina, bomba, thika. Njerëz si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush,” ka shkruar 18-vjeçari sipas medieve lokale.
Disa media, të tilla si themoscowtimes.com, citojnë burime që thonë se personi i armatosur u vra nga oficerët e policisë.
Mass shooting in Russia University Perm pic.twitter.com/5puJ3KVD87— FinTwit (@wallsteetbets) September 20, 2021