Oleksandr Usyk ka pësuar një transformim drastik të trupit para meçit me Anthony Joshua për titujt e peshave të rënda këtë të shtunë në Londër.
Usyk, do të përpiqet të marrë fitoren dhe rripat e Joshua WBA, IBF dhe WBO në Stadiumin Tottenham Hotspur dhe është e qartë të shihet në fotot e fundit se ai ka bërë një transformim të madh.
34-vjeçari u kritikua për peshën e tij pas meçit me Derek Chisora, i cili u zhvillua për 12 raunde.
Para meçit me Chisora ai ishte 98 kg, kurse tani pak para meçit me Joshua ai ka 108 kg.
Megjithatë, nga fotot e publikuara shihet qartë se ai ka punuar në këtë drejtim dhe ka bërë një transformim të trupit të tij.