Një delegacion zyrtarësh nga Ministria e Drejtësisë, janë nisur sot për në Hagë.
Të njëjtit pritet ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara, ku po qëndrojnë ish-eprorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klankosova.tv
Nisja e tyre bëhet e ditur nga kabineti i Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni, i cili ka ndarë përmes një llogarie në Instagram fotografi nga qielli.
Fotografi të ngjashme ka ndarë edhe Pranvera Ejupi–Hajzeraj.