Gjyqtari i Superligës së Kosovës, Isak Ceroviku, ishte pjesë e aksionit në Jarinje, ku u vendos reciprociteti për targat për shtetin serb, shkruan Gazeta “Enigma”.
Ndonëse ushtron edhe pozitën e gjyqtarit në Superligë, Ceroviku për disa vite radhazi është edhe pjesë e Policisë së Kosovës, përkatësisht e njësisë speciale.
Nëse aksioni në veri zgjat, ai mund të mungojë në ndeshjet e fundjavës së Superligës.
Kujtojmë se që nga e hëna e 20 shtatorit asnjë veturë me targa serbe nuk mund të qarkullojë në Kosovë.
Kjo pas një aksioni të nisur nga njësitet speciale të Kosovës, në pikën kufitare Jarinje -Bërnjak për të zbatuar reciprocitetin.
Për zhvillimet në veri të vendit raportuan edhe mediat ndërkombëtare.
/Gazeta “Enigma”.