Presidenti Remzi Ejupi konfirmon pjesëmarrjen e Prishtinës në turneun “Rama – Domi”

Presidenti Remzi Ejupi konfirmon pjesëmarrjen e Prishtinës në turneun “Rama – Domi”

Klubi me renome Prishtina konfirmon pjesëmarrjen në turneun përkujtimor “Rama – Domi” në futboll, që pritet të organizohet në muajin nëntor.

Presidenti i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, konfirmon pjesëmarrjen, duke thënë se ia kanë borxh dy legjendave të futbollit, Favzi Ramës dhe Faton Domi.

Në turne pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Dukagjini nga Klina, mikpritës i edicionit të sivjetshëm, Liria e Prizrenit dhe Vëllaznimi nga Gjakova.

Ejupi gjatë takimit me ish drejtorin dhe iniciuesin e parë të turneut të parë të vitit 1993, Arbon Desku, biseduam për shumëçka në lidhje me organizimin e këtij turneut të madh, për ish futbollistë të spikatur të gjeneratës së artë të Prishtinës, të cilët mbrojnë ngjyrat me sukses të kësaj skuadre në ligën e parë ish jugosllave.

Rama – Domi humbën jetën tragjikisht me 22 nëntor të vitit 1987 në fshatin Volljakë të Klinës, pas ndeshjes Liria – Vëllaznimi (1:0).

Rama luante për Lirinë e Prizrenit dhe Domi në Vëllaznim të Gjakovës. Tre ditë më vonë, në stadiumin “Polud” në Split, në ndeshjen mes Hajdukut dhe Prishtinës, u mbajt një minutë heshtje për humbjen tragjike të dy emrave të mëdhenj. Duhet theksuar se Rama ka luajtur për Prishtinën, Lirinë dhe Eskisehirspor, ndërsa Domi për Prishtinën dhe Vëllaznimin.

Related Articles