Olivier Giroud nuk duhet të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen mes Milanit dhe Venezias, sepse ai ende nuk është rikuperuar pas problemit të shpinës që mori pas ndeshjes me Liverpoolin.
Sulmuesi francez, në fakt, u largua nga Milanello ndërsa stërvitja e ekipit ishte ende në progres, zbulon Sky.
Me shumë mundësi, prandaj, sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Pioli për ndeshjen e nesërme.
Ibrahimovic gjithashtu ka punuar ndaras nga ekipi në stërvitjet e fundit.
Ndeshja mes Milanit dhe Venezias luhet nesër nga ora 21:00.