Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave është mundur 3-0 nga Norvegjia në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Mysafirët ishin më të mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 12’të.
Viola Avduli e kaloi Norvegjinë në epërsi duke shënuar golin e parë në Fadil Vokrri.
Disa minuta më vonë, realizoi Julie Blakstad, për 2-0, derisa për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar shënoi Lisa-Marie Utland.
Kjo humbje e lë Kosovën në vendin e parafundit në renditje me një pikë, derisa Norvegjia ka forcuar pozitën e parë me gjashtë pikë.
Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në tetor ndaj Belgjikës.