Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në “Grand Prix”, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Fazliu e mundi në luftën për medalje polaken Angelika Szymanska, me ippon në kategorinë -63 kg.
Në përgjithësi, Fazliu shënoi tri fitore, ndërsa në çerekfinale pësoi humbje.
Është kjo medalja e parë e Laurës në një garë të nivelit botëror.