Prishtina me triumf bindës te Feronikeli

Prishtina me triumf bindës te Feronikeli

Prishtina ka regjistruar fitore bindëse (4-0) kundër Feronikelit në ndeshjen e javës së gjashtë në BTK Superligën e Kosovës në futboll.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, rezultati u zhbllokua që në minutën e tetë me golin e Endrit Krasniqit.

Epërsia e bardhekaltërve u dyfishua me golin e Leotrim Kryeziut dhe me avantazh të dyfishtë të mysafirëve skuadrat shkuan në pushim.

Dy gola të tjerë për kryeqytetasit u shënoi edhe në gjysmën e dytë përmes Otto John (78’) dhe për ta vulosur fitoren.

Pas gjashtë javës, Prishtina ka regjistruar dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, ndërsa për Feronikelin kjo ishte humbja e katërt, derisa i ka regjistruar edhe dy fitore. 

Related Articles