Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur rreth orës 20:50, në rrugën Klinë- Istog.
Si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“Rreth orës 20:50 kemi pranuar një informacion se ka ndodhur një aksident mes një autobusi dhe dy vetura në hyrje të Klinës. Një person ka vdekur. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë të lënduar edhe së paku dy persona”, ka thënë Gashi.
Sipas disa fotografive, shihet se përplasja ka ndodhur mes një veture dhe autobusit të kompanisë “Bala Reisen”.