Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme ka lëshuar një qëndrim përmes së cilit i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të Kosovës.
“Ne jemi thellë të brengosur rreth tensioneve të fundit në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Serbia dhe Kosova duhet që urgjentisht që gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në mënyrë që të ketë siguri për të gjithë qytetarët”, thuhet në qëndrim.
“Ne duam të shohim tërheqjen e njësive speciale, çdo njësie ushtarake dhe çbllokim të rrugëve. Veprimet dhe provokimet e njëanshme dhe retorika nxitëse, të cilat rrisin tensionet dhe ndikojnë në mirëqenien e komunitetit lokal, duhet të ndalen”.
Ata u kanë bërë thirrje liderëve kosovarë dhe serbë dhe ta përdorin platformën e dialogut për të zgjidhur të gjitha çështjet.