Fillimi i edicionit të ri 2021/2022 në Ligën e Kampionëve, ka ardhur me disa befasi të këndshme, pikërisht në kohën kur flitet më së shumti për Superligën e Evropës.
Disa klube modeste e shohin Ligën e Kampionëve si ëndërr të jetës dhe duan të luajnë aty për të bërë befasi të mëdha.
Dhe kanë të drejtë. Kur topi fillon rrotullohet, çdo ekip mund të ëndërrojë të mposhtë ekipin tjetër edhe nëse është më i madh. Kjo është magjia e futbollit, ajo që disa klube duan ta turbullojnë, duke i lënë klubet më të vogla në rreshtin e dytë apo edhe të tretë, por topi nuk e kupton ekonominë.
Më poshtë janë tre shembuj që tregojnë se jo gjithmonë i forti fiton ndaj të dobëtit.
Young Boys kundër Manchester United
Surpriza e parë e madhe e kësaj gare ndodhi kur Young Boys tronditi Manchester United e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez e vuri ekipin e tij përpara, por pasi mbeti me dhjetë veta në fushë, United humbi nga skuadra zvicerane.
Në një grup shumë të ashpër, në të cilin Young Boys dukej i destinuar të eliminohej, por zviceranët tashmë kanë tre pikë.
Sherifi fiton në Bernabéu dhe udhëheqë grupin
Sherifi është historia e një përralle që nuk përfundon. Kualifikimi i tyre në Ligën e Kampionëve ishte tashmë një surprizë, diçka historike për futbollin moldav. Por befasia vazhdoi me fitoren e tyre në ndeshjen e parë kundër Shakhtar.
Dhe tavanin (ose ndoshta edhe jo) u arrit duke mposhtur Real Madridin (1-2) në “Santiago Bernabeu”, në atë që tashmë është një nga surprizat më të mëdha në historinë e fazës grupeve të kësaj gare. Sherifi është lider në një grup me Real Madridin dhe Interin dhe ka gjashtë pikë.