Në 24 orët e fundit në Kosovë kundër COVID-19 janë vaksinuar 14 mijë e 149 qytetarë.
Këto të dhëna janë bërë të dituar përmes raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas raportit, deri më tani me dozën e dytë janë vaksinuar 551 mijë e 601 persona, derisa me dozën e parë 806 mijë e 209 qytetarë.
E, që nga procesi i fillimit të vaksinimit në Kosovë janë administruar gjithsej një milionë e 357 mijë e 810 doza të vaksinave.