“Për’puthen Prime” ka ndezur tensione të shumta mes konkurrentëve.
Si asnjëherë më parë në këtë program ndodhi diçka e pazakontë. Pjesë e tij u bë ish i dashuri i Alvisës.
Konkurrenti i ri me emrin Hysen Rama është ish i dashuri i Alvisës me të cilin kishte një lidhje 3 vjeçare.
Me të prezantuar Bora djalin e ri pra Hysenin, Alvisa doli e mërzitur nga studio, ndërsa për ta qetësuar atë nga studio doli edhe Bruno.