Llapi ka fituar 1-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së tetë në BKT Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Podujeva e filloi mjaftë mirë takimin, duke shënuar qysh në minutën e 12-të, përmes Riviras, që realizoi me kokë.
Më pas, Ergyn Ahmeti (30’) realizoi gol, por atë e anuloi VAR-i për pozitë jashtë loje.
Në 45 minutat e dytë, Llapi kishte sërish iniciativën, mirëpo nuk arriti t’i konkretizonte rastet.
Skuadra nga Podujeva rrezikoi me anë të Ramdanit (46’), por gjuajtja e tij u stopua nga Haxhihamza.
Deri në fund, Llapi mund të shënonte së paku ehe një gol, mirëpo nuk ia doli, edhe pse mori tre pikë të mëdha.
Pas javës së tetë, Llapi është në vendin e fundit me gjashtë pikë, aq sa kanë edhe Dukagjini e Ulpiana.