AAK i drejtohet Mytaher Haskukës: “shihemi në gjyq”

AAK i drejtohet Mytaher Haskukës: “shihemi në gjyq”

E indinjuar me vendimin për mbylljen e zyrës në pronë komunale, dega e AAK-së në Prizren ka reaguar, duke paralajmëruar padi ndaj kryetarit Mytaher Haskuka.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mbylljes së zyrës së kësaj partie në Prizren duke thënë se pushteti i kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ua ka mbyllur zyrën.

“Në mënyrë arbitrare, pa prezantuar fletë poseduese, Aleanca u dëbua nga zyrat në Prizren. Në këtë mënyrë pushteti i Haskukës, që është në muajtë e fundit të tij, po provon që me represalie të ndalojë zërin e opozitës”.

Sipas AAK-së, “kjo mënyrë e sjelljes së kryetarit të komunës, gjason me metodat moniste porse, nuk do ta tremb Aleancën që të paraqes realitetin e qeverisjes së VV-së me Prizrenin e që kryefjala e saj është: “Dështim i plotë”, thuhet më tej.

AAK më tej sqaron në njoftim se do të ankohet për këtë vendim arbitrar duke shfaqur bindjen se drejtësia është në anën e tyre, dhe se “Haskuka do të shkojë por turpi që e lë pas vetes do të mbetet”, thuhet në fund.

Related Articles