Dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që nodhi këtë të marte në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.