Florentino Perez sqaron komentet për Kylian Mbappen: Fjalët e mia u keqkuptuan, kemi respekt për PSG-në

Florentino Perez sqaron komentet për Kylian Mbappen: Fjalët e mia u keqkuptuan, kemi respekt për PSG-në

Real Madridi dështoi të nënshkruante me Kylian Mbappen nga Paris Saint-Germain në gusht, por presidenti Florentino Perez është i bindur se tifozët e Los Blancos do të kenë lajme te mira në janar.

Kontrata e Mbappe me PSG-në zgjat deri në verën e vitit 2022 dhe francezi do të jetë i lirë të negociojë për të ardhmen e tij me çdo klub nga 1 janari.

“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të zgjidhet”, kishte deklaruar ai.

Sidoqoftë, menjëherë pas kësaj, Perezi doli për të sqaruar se çfarë kishte menduar në të vërtetë, pasi edhe PSG ka reaguar përmes drejtorit sportiv, Leonardo, duke thënë se fjalët e presidentit të Los Blancos, janë mungesë respekti.

“Fjalët e mia u keqinterpretuan. Ajo që thashë është se ne duhet të presim vitin e ardhshëm për ta zbuluar, gjithmonë me respekt për PSG -në, me të cilin kemi një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Florentino Perez.

Perez diskutoi gjithashtu për rinovimin e stadiumit “Santiago Bernabeu” dhe ofroi vizionin e tij në lidhje me Real Madridin.

“Do të jetë një pikë takimi për të gjithë qytetin e Madridit. Nuk ka stadium si ai dhe ai që është në qendër të një qyteti të madh siç është i yni”.

“[Ne kemi kaluar nga] 900 milionë euro [të ardhura] në pak më shumë se 600 milionë euro”.

“Ndoshta do të duhen rreth tre vjet për t’u kthyer në shifrat që kishim fituar para pandemisë”, nënvizoi ai. 

Related Articles