Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se rastet me COVID-19 në të gjithë botën po vazhdojnë të rriten në masë të madhe.
Ndryshe, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka theksuar se rastet me COVID-19 në Papua Guinea e Re mund të çojnë në një epidemi shumë më të madhe.
Sipas tij, numri i rasteve të reja në javë është dyfishuar dhe se vendet që më parë kishin shmangur transmetimin tani janë duke pasur rritje të mëdha të infeksioneve.
Tedros kritikoi së fundmi atë që ai e përshkroi si një “çekuilibër tronditës” në shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit midis vendeve të pasura dhe të varfra.
“Papa Guinea e Re është një shembull i përsosur pse drejtësia e vaksinave është kaq e rëndësishme”, tha Tedros.