Disa eshtra të cilat dyshohet se janë të njeriut janë gjetur brenda një kasolleje që është përfshirë nga zjarri, mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:44, në fshatin Nëpërbisht të Suharekës.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit.
“Fillimisht është provuar të kontaktohet me pronarin e kasolles, por i njëjti nuk është përgjigjur. Në brendësi të kasolles së djegur janë gjetur eshtra që besohet se janë eshtra njeriu. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale dhe forenzikës”, thanë nga policia.
Sipas informacioneve të para, policia bën të ditur se pronari i kasolles ka jetuar i vetëm aty.