Që nga dita e parë ‘Big Brother VIP Albania’ ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
Pas prezantimit të banorëve nga moderatorja, Arbana Osmani ata tashmë kanë filluar të njihen më mirë me njëri-tjetrin, gjersa nuk kanë hezituar edhe të ndajnë me shikuesit të pathënat nga jeta e tyre private.
Në ditën e dytë, teksa po diskutohej me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.
Fifi ka treguar se ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij dhe nuk dëshironte një zgjedhje të tillë.
“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka thënë ajo.
Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.
Në këtë edicion të Big Brother, janë futur në shtëpi personazhe të njohur si aktorë, balerinë, këngëtarë dhe ish-futbollistë.
Ata do të qëndrojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke garuar për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.