Futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri është në prag që ta regjistrojë ndeshjen e 100-të jubilare me Kombëtarën e Zvicrës.
Ai shpesh ka shënuar gola të bukur me fanellën e Zvicrës. Madje te shteti helvetik konsiderohet si një nga futbollistët më të suksesshëm.
E për këtë fakt futbollisti me prejardhje nga Zhegra deklaroi për mediumin “Blick” së është nder dhe krenari të vishet fanella e shtetit në 100 ndeshje.
Për më tepër ai do ta bartë edhe shiritin e kapitenit në dy ndeshjet e radhës, pasi Granit Xhaka do të mungojë për shkak të lëndimit.
Shaqiri, që po kalon një formë të mirë te Lyon, pritet të startojë në të dyja ndeshjet kualifikuese për Botëror ndaj Irlandës së Veriut dhe më pas Lituanisë.
29 vjeçari numëron 99 paraqitje për Zvicrën duke realizuar 26 gola./Gazeta Enigma/.